Skip to content Skip to footer

Shoqata Shqiptare e Pacientëve me Hepatite është krijuar si një organizatë jo-fitimprurëse, e themeluar me qëllim mbrojtjen e të drejtave të pacientëve që preken nga hepatiti në Shqipëri. Shoqata funksionon sipas ligjit shqiptar mbi organizimet dhe është e regjistruar në gjykatë dhe organet tatimore.

Qëllimi kryesor i krijimit të saj ka qenë plotësimi i boshllëkut në mbrojtjen e pacientëve me hepatit, duke ofruar përfaqësim, bashkëpunim me specialistë gastrohepatologjie dhe duke promovuar aksesin në trajtim dhe rimbursim barnash për hepatitin B dhe C. Shoqata ka organizuar evente dhe konferenca, përfshirë bashkëpunimin me shoqata evropiane, për të diskutuar prevalencën dhe sfidat e hepatitit në vend.